Vinsent Del Boske: Brazili pati fat

Vinsent Del Boske: Brazili pati fat

Vinsent Del Boske: Brazili pati fatPavarësisht se Brazili fitoi në mënyrë bindëse ndaj spanjës, trajneri spanjoll, Vinsent Del Boske, mendon se ata patën fat në golin e parë dhe të dytë, pasi Spanjë mund të kishte barazuar.

“Ata ndoshta ishin ca me fat me golat e tyre në fillim të pjesës së parë dhe të pjesës së dytë. Ne mund të barazonim 1-1, por ne pësuam golin e dytë.

Por, unë nuk do të nxjerr justifikime për disfatën tonë. Brazili e meritoi të jetë fitues dhe ne duhet t’i urojmë ata”, ka thënë 62-vjeçari, i cili megjithatë është i kënaqur me kompeticionin e zhvilluar nga Spanja.

“Mendoj se ne kemi bërë një Kupë Konfederatash shumë të mirë, përveç ndeshjes me Brazilin sigurisht. Brazili ishte thjesht më i mirë, asgjë më shumë”, ka përfunduar trajneri spanjoll.

Kjo ishte humbja e parë për Spanjën, pas 16 ndeshjeve zyrtare, një rekord i pavendosur nga asnjë kombëtare tjetër më parë.