Villa rikthehet me Milanin

Villa rikthehet me Milanin

Villa rikthehet me MilaninDavid Villa duket se e ka hedhur poshtë dëmtimin dhe po rikthehet në fushën e blertë.

Ky është një lajm shumë i mirë për Atleticon, pasi më 19 shkurt luan ndeshjen e parë përballë Milanit në Champions.

Villa pësoi dëmtim në fitoren 4-0 të Atleticos ndaj Real Sociedad dhe u rikthye në stërvitje të enjten pasi mungoi disa javë.

32-veçari shihet si pjesë vitale e planeve të Diego Simeones, por ai vështirë se do të mund të aktivizohet për ndeshjen e fundjavës ndaj Real Valladolid.

Për Atleticon jashtë fushe vazhdon të mbetet një lojtar tjetër i rëndësishëm, portieri Thibaut Courtois.