Vilanova ne Nju Jork per nje tjeter test mjekesor

Vilanova ne Nju Jork per nje tjeter test mjekesor

Vilanova ne Nju Jork per nje tjeter test mjekesorTrajneri i Barcelones, Tito Vilanova, nuk do te jete ne pankine ne ndeshjen e Kupes se Mbretit kunder Cordoba, pasi do te udhetoje drejt SHBA per nje konsulte mjekesore ne spitalin “Memorial Sloan-Kettering” te Nju Jork.

Trajneri i Barcelones kerkon nje opinion te dyte rreth operacionit ne gjendren parotide te muajit te kaluar per heqjen e nje tumori.

“Memorial Sloan-Kettering” drejtohet aktualisht nga doktori katalanas, Hose Baselga, i cili punonte si bashkepunetor me drejtorin shkencor te Institutit te Onkologjise ne Val d’Hebron, ku u operua Vilanova.
Ne Nju Jork, ai do te kontrollohet nga doktori Timoti Can, nje nga ekspertet me te njohur boterore per semundje te tilla. Pikerisht per shkak te ketij udhetimi, Vilanova do te mungoje ne ndeshjen e Kupes se Mbretit ndaj Cordoba, ku skuadra e tij thuajse e ka te sigurt kualifikimin pasi ka fituar 2-0 ndeshjen e pare ne fushen e kundershtare.