“Vijat e kuqe” “zbardhen” pas zgjedhjeve

“Vijat e kuqe” “zbardhen” pas zgjedhjeve

“Vijat e kuqe” “zbardhen” pas zgjedhjeveKëto deklarime të tanishme kundërshtuese, sipas analistëve politikë, do të harrohen krejtësisht pas ditës së diel dhe shumica e subjekteve politike do të presin nga fituesi i zgjedhjeve se çfarë oferte do t’u bëjë, për të ndarë së bashku kulaçin zgjedhor, duke harruar përnjëherë qëndrimet e ngurta që kanë shfaqur në ditët e fushatës.

Afrimi i finales së fushatës zgjedhore e ka ashpërsuar pak gjuhën e përfaqësuesve të ndryshëm politikë, të cilët përpiqen ta bindin elektoratin e vendit se, pas fitores eventuale të këtyre zgjedhjeve, nuk do të bëjnë koalicione paszgjedhore me asnjë nga oponentët e tyre të deritanishëm, me të cilët po përplasen, edhe po fyhen nëpër fushata dhe debatet publike nëpër medie.

Sipas “KosovaSot” vendosja e ‘vijave të kuqe’ në mes të partive, të cilat nuk do të kalohen për krijimin e koalicioneve qeverisëse paszgjedhore me oponentët politikë , tani është bërë modë e fjalorit politik të subjekteve kryesore, që mund të jenë fitues potencialë të tri vendeve të para. /kosovasot/