Veton Surroi: Vetëvrasje për Kosovën-edhe një mandat i PDK-së

Veton Surroi: Vetëvrasje për Kosovën-edhe një mandat i PDK-së

Veton Surroi: Vetëvrasje për Kosovën-edhe një mandat i PDK-sëPublicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi, ka deklaruar se nuk ka aderuar dhe nuk është afruar me asnjë parti politike, edhe pse, siç ka thënë ai është folur shumë për këtë punë.

Ai në emisionin Rubikon të KTV-së, ka thënë se ka mohuar se është ftuar nga LDK, VV dhe AAK, dhe nuk ka pasur aktivitet politik.

“Janë spekulime këto që fliten tash. Jam bukur i sigurt se qeveria e ardhshme nuk do të jetë kjo elitë politike, pasi që është konsumuar pushteti dhe gënjeshtrat e këtij pushteti. Edhe një mandat tjetër i PDK-së do të ishte një lloj vetëvrasje e Kosovës. Do t’ia thyente kurrizin vendit dhe do ta pamundësonte ecjen e saj tutje”, ka thënë Surroi.

Kurse sa i përket islamizmit politik, ai ka kjo strukturë e elitës politike që e ka zaptu shtetin, ashtu islamizmi politik nuk e përfaqëson islamin dhe besimin tradicional islam në Kosovë.

“Islami në Kosovë ka qenë tolerant dhe pjesë e të gjitha lëvizjeve politike. Besimtari islam ka qenë aktiv në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Islamizmi politik po përdoret për qëllime tjera për të sjellë vlera që nuk kanë kompatibilitet në këtë shoqëri. Njeriu që identifikohet me këtë strukturë, imami Krasniqi, qartazi artikulon mendimin e kësaj strukture anti-evropiane”, ka thënë Surroi.

Surroi, në këtë emision ka folur edhe për politikën e jashtme të vendit, duke thënë se Kosova nuk ka fare politikë të jashtme, por se këtë mungesë e kanë përmbushur vendet mike, që janë angazhuar në njohje e në mbrojtjen tonë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Në mungesë të një përcaktimi të qartë kemi pasur një shpërndarje që nuk ndodhë askund në botë, ku politika e jashtme ndahet në mes të presidentit, ministrit të jashtëm, zëvendëskryeministrit, ministrisë për integrime e të tjerëve.
Pra, nuk kemi politikë të jashtme sepse që nga viti 2008 e deri më sot, politika e jashtme është shndërruar në politike të brendshme për bisedime me Serbinë”, ka thënë ai.
Kurse sa i përket bisedimeve, ai ka theksuar se bisedimet në Bruksel janë zhvilluar për ta përafruar Serbinë, e jo Kosovën, me BE-në.

“Nuk ka marrëveshje për Stabilizim-Asocim nëse Kosova nuk pranohet nga të gjitha shtetet e BE-së”, ka thënë Surroi, duke shtuar se Kosova mund të nënshkruajë diçka të ngjashme me MSA-në. Kosova nuk ka gjasa reale që ta mbërrijë Serbinë në raport me anëtarësimin në BE”, ka theksuar ai.

Ai ka folur edhe për UÇK-në që sipas tij, ajo nuk ka qenë ushtri, por një grup i armatosur.
“UÇK-ja nuk e ka çliruar Kosovën, por trupat tokësore të NATO-s”, ka thënë ai.