Vetëvendosje paralajmëron protestë më 26 janar

Vetëvendosje paralajmëron protestë më 26 janar

Vetëvendosje paralajmëron protestë më 26 janarLëvizja Vetëvendosje do të organizojë ditën e shtunë më 26 janar protestë mbarë popullore në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Protesta do të fillojë në orën 14:00 të Biblioteka Kombëtare, për të vazhduar pastaj nëpër Sheshin “Nënë Tereza” e deri te Teatri Kombëtar, transmeton Indeksonline.

Protestuesit do të kërkojnë, respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe kthimin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, ndalimin e menjëhershëm të negociatave me Serbinë, kthimin në Kuvend të rezolutës për reciprocitet me Serbinë si dhe shtrirjen e sovranitetit të qeverisë në gjithë Kosovën.