Vetëvendosje mashtroi votuesit

Vetëvendosje mashtroi votuesit

Vetëvendosje mashtroi votuesit“Trendi” më i ri i deputetëve të Vetëvendosjes, a i dorëheqjes nga posti i deputetit për drejtor të drejtorive komunale në Prishtinë, është cilësuar si jo etik dhe i pamoralshëm nga njohës të çështjeve politike.

Kjo pasi Dardan Sejdiu të premten e javës së kaluar hoqi dorë nga posti i deputetit. Lëvizja Vetëvendosje me anë të një komunikate ka thënë se ka vendosur se ai është më i nevojshëm në Komunën e Prishtinës sesa në Kuvendin e Kosovës.

Sejdiu para se të garonte për deputet mbante postin e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, prej të cilës pozitë dha dorëheqje pasi që fitoi mandatin e deputetit. Tash, si duket Vetëvendosje ka ndërruar mendje dhe Sejdiu sërish do të ushtrojë ndonjë post në qeverisjen e Shpend Ahmetit.

Njëjtë sikurse Sejdiu pati vepruar edhe Liburn Aliu, i cili dorëzoi mandatin e deputetit për t’u kthyer në qeverisjen e Komunës së Prishtinës si drejtor i Urbanizmit.

Analistët këtë veprim nga ana e Vetëvendosjes i kanë quajtur lëvizje taktike, për faktin se votat e tyre u shkojnë partisë, ndërsa ata rikthehen në pozitat e tyre të mëparshme.

Halil Matoshi thotë se si Dardan Sejdiu ashtu edhe Liburn Aliu, janë votuar për t’i përfaqësuar qytetarët në Kuvendin e Kosovës. Sipas Matoshit dorëheqja nga posti i deputetit nuk përkon me etikën e pushtetit demokratik. Ai këto lëvizje i ka cilësuar se janë në kundërshtim me vullnetin qytetar. /Tribuna/