Vetëvendosje ia zë derën Thaçit në Bruksel

Vetëvendosje ia zë derën Thaçit në Bruksel

Vetëvendosje ia zë derën Thaçit në BrukselLëvizja Vetëvendosje pak ora para fillimit të takimit Thaçi – Daçiq ka protestuar në Bruksel duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve.

Rreth 70 protestues të prirë nga deputeti i Vetëvendosjes Afrim Hoti, janë mbledhur në vendin ku do të mbahet takimi i radhës, ndërmjet kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, që do të kryesohet si zakonisht nga baronesha Eshton, por kësaj radhe do të bisedohet për veriun e Kosovës.

Protestuesit kërkonin ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve, duke shprehur kërkesat e tyre edhe në pankarta, si “Të ndalen bisedimet”, “Të ndalen pazaret”, “Serbia të kërkojë falje për gjenocidin dhe masakrat ndaj shqiptarëve”, “Reciprocitet”, “Jo negociata me zëdhënësin e Milosheviqit” etj.

Më pas protestuesit kanë shkuar në restorantin La – Brace, ku kryeministri Thaçi po drekonte me koordinatorin Blerim Shala, ministren e Integrimeve Vlora Çitaku, ambasadorin e Kosovës në Belgjikë Ilir Dugollin dhe me truprojat e tij. “Dy pankarta, në njërën prej të cilave thuhej “Të ndalen bisedimet”, ia lëshuam në restorant dhe i thamë haji ato”, thotë për “Bota sot” njëri prej protestuesve. Protesta ka zgjatur nga ora 12.00 deri në ora 13.00.
Aktivistët janë mbledhur nga qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Belgjikë, Gjermani dhe Zvicër. BS