Vetëvendosje homazhe në Prekaz

Vetëvendosje homazhe në Prekaz

Vetëvendosje homazhe në PrekazNjë delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje i udhëhequr nga kryetari Albin Kurti, e i përbërë nga Shpend Ahmeti, Aida Dërguti, Visar Ymeri, Rexhep Selimi, Ismajl Kurteshi e Ajnishahe Halimi, bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz, si dhe zhvilloi një vizitë në familjen Jashari.

Me këtë rast, kryetari, Albin Kurti deklaroi “Tre breza të Jasharajve dhanë jetën e tyre për lirinë tonë. Në këta tre breza kishim njerëz të të gjitha moshave dhe të të dy gjinive. Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shënon kapërcimin cilësor, prej rezistencës së grupeve të armatosura, në kryengritje çlirimtare, gjithëpopullore dhe të pandalshme”.

Kurti tha se realizimi i amanetit të dëshmorëve dhe i qëllimit tonë kombëtar, nuk është ende realitet.

“Me Mitrovicë të ndarë, me këtë papunësi të madhe e varfëri, nuk mund të themi se ka mbaruar puna. Përkundrazi, kemi aq shumë punë dhe beteja në të ardhmen dhe Jasharajt me sakrificën e tyre, me vetëmohimin e tyre, paraqesin udhërrëfyesin tonë si popull, si shoqëri dhe si komb. Ne po vijmë nga Prishtina, që është kryeqytet institucional dhe politik i shtetit, në Prekaz, këtu që është kryeqytet i rezistencës dhe i sakrificës. Këta kanë dhënë dhe kanë bërë aq shumë, prandaj askush nga ne nuk ka të drejtë të ankohet për vështirësitë dhe sfidat që na presin”, tha Kurti.