Vetëvendosje: Albin Kurti nuk është arrestuar
Albin Kurit, lider i Vetëvendosjes megjithatë nuk është arrestuar ashtu si kishte njoftuar më parë kjo Lëvizje.
Albin Kurti, sipas kësaj lëvizjeje, për shkak të një lëndimi, ishte dërguar në një autoambulancë për të marrë ndihmë mjekësore dhe aktivistët e Lëvizjes kishin menduar se është arrestuar. Sipas njoftimeve të fundit Kurti tashmë ka lënë autoambulancën dhe iu ka bashkuar protestuesve.
Sipas një komunikate të ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje, ka zhvillime të reja në Podujevë dhe pohohet se është arrestuar edhe lideri i saj, Albin Kurti. Ja edhe kronologjia e ngjarjeve sipas Vertëvendosjes. 14:27 - Policia e Kosovës ka filluar ndërhyrjen me gaz lotsjellës, rrahje dhe arrestime.
14:30 – Në momentin e ndërhyrjes së policisë aktivistët dhe qytetarët kanë qenë të ulur
në tokë, pohon Vetëvendosje.
14:32 – Deri më tani emrat e të arrestuarve, në Besianë, janë: Albin Kurti, Hysen Durmishi, Salih Zyba, Gani Krasniqi, Naser Shatri, Fisnik Ismajli, Blerim Maqastena, Durim Jasharaj, Skender Merturi dhe disa aktivistë të tjerë, emrat e të cilëve Vetëvendosje thotë të mos i ketë.