Vetëvendosja kërkon falje  Ambasadorëve

Vetëvendosja kërkon falje Ambasadorëve

Vetëvendosja kërkon falje  AmbasadorëveLëvizja Vetëvendosja është përkufizuar nga të tjerët si një lëvizje intransigjente dhe luftarake, por deklarata e sotme e përgënjeshtron disi këtë ‘imazh’.

Ajo ka bërë mea culpa. “U kërkojmë falje të gjithë diplomatëve të huaj, të cilët e kanë ndjerë vetën në siklet nga turma e njerëzve, dhe që ndoshta si efekt anësor janë lënduar në protestën 27 qershorit”, ka thënë sot Glauk Konjufca.

Është hera e parë që kjo lëvizje kërkon falje publikisht për një aksion të sajin (më saktë, për një pasojë të paplanifikuar të aksionit të saj), por duhet thënë se në këtë drejtim, Vetëvendosja nuk bën dallim nga partitë e tjera në Prishtinë. Nuk mbahet mend që ndonjë parti, apo dikush në emër të ndonjw partie, të ketë kërkuar falje për qëllimet apo pasojat e aksionit të tyre politik, apo qeverisës.

Glauk Konjufca ka saktësuar, megjithatë, se “qëllimi i lëvizjes nuk ka qenë uzurpimi i Kuvendit, por parandalimi i ratifikimit të asaj marrëveshje të dëmshme për Kosovën”.