Veteranët zbarkohen në QKUK në mbrojtje të “Grupit Drenica”

Veteranët zbarkohen në QKUK në mbrojtje të “Grupit Drenica”

Veteranët zbarkohen në QKUK në mbrojtje të “Grupit Drenica”Çadrat e protestës duket se nuk do të mungojnë edhe në Kosovë. Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së që prej mbrëmjes së sotme do të nisë vendosjen e tendave dhe ish-ushtarëve pranë Qendrës së Klinikës Universitare në Kosovë, për të kundërshtuar transferimin e “Grupit të Drenicës” në burgun në veri të Mitrovicës.

Faton Klinaku, sekretar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tha se burgu në Mitrovicë kontrollohet nga kriminelët. Sipas tij, kurrsesi nuk do te lejohet EULEX t’i marrë me dhunë të akuzuarit.
“Jam i bindur se do të ketë kundërpërgjigje ndaj dhunës”, tha tutje Klinaku, duke shtuar se burgu i Mitrovicës është i rrezikshëm për ushtarët dhe komandantët e UÇK-së.

Pavarësisht situatës së krijuar para Qendrës së Klinikës Universitare në Kosovë Misioni Ndërkombëtarë EULEX thotë që nuk do ndryshojë vendimin e gjykatës për dërgimin e të gjithë të pandehurve që njihet si “Grupi Drenica” në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë. EULEX thotë se sundimi i ligjit nuk negociohet.

EULEX është i bindur se ashtu siç është planifikuar, seanca e parë dëgjimore e shqyrtimit kryesor do të mbahet të enjten në orën 09:30 në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Qëllimi i misionit është mos lejoj ëpërshkallëzimin e situatës. EULEX-i do të ndihmojë autoritetet e Shërbimit Korrektues të Kosovës me vëzhgues policorë shtesë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, gjatë kohës sa të pandehurit janë atje”, thuhet në njoftimin e EULEX.