Vesa Luma është befasuar me një dhuratë nga shoqëria e saj
Këngëtarja dhe gazetarja Vesa Luma nuk ka menduar ende se si do të festojë datëlindjen e saj të njëzet e tretë, por ajo ka thënë për Kosovapress se ka festuar mbrëmë deri në ora 24 në një ndejë për të cilën tregon se ka qenë befasia e kësaj datëlindjeje.
“Nuk kam menduar ende se si do ta festojë ditëlindjen, pasi unë faktikisht festova mbrëmë deri në ora 24 dhe sot do t’ia lë kohës. Sot do të pres miq e njerëz të shumtë në familjen time dhe kështu do të shënohet datëlindja ime, si të gjitha datëlindjet tjera”, ka thënë Luma.

Duke treguar më hollësisht se si ka festuar mbrëmë, Vesa ka pohuar se edhe kësaj radhe ka marrë dhurata të shumta nga njerëzit, të cilët e rrethojnë, por ajo çka ka veçuar kësaj radhe është befasia që i ka bërë shoqëria me një ndejë të organizuar në një lokal të kryeqytetit.
“Kam marrë shumë dhurata, shumë të mira prej shumë njerëzve, mirëpo dhurata që shoqëria ma ka bërë mbrëmë ka qenë ndër ma të mirat, më kanë befasuar shumë me një organizim në një lokal në Prishtinë dhe ajo ka qenë një prej dhuratave më të mira që më janë bërë ndonjëherë. Por, ajo çfarë unë do ta vlerësoja është se mbrëmë i kam pasur afër gjithë njerëzit, të cilët i dua, i kam pas në të njëjtin vend dhe ajo ka qenë më e mira e tërë kësaj feste”, ka shtuar ajo.
[ad#ad-8]
Ndryshe Vesa thotë se nuk e di se kush ishte personi i parë, i cili ia ka uruar datëlindjen, sepse sipas saj këtë gjë e kanë bërë të gjithë në të njëjtën kohë, madje ajo thotë se mesazhe të shumta urimi ka marrë edhe në Facebook dhe përmes telefonit. /Sh.Kokollari/
shumeeee mirrrrr
urime vesa je ma e mire