Vërtetohet autorësia e pikturës së Caravaggios

Vërtetohet autorësia e pikturës së Caravaggios

Pas punës trejavore nga ekspertët e Vatikanit, është vërtetuar se piktura 400-vjeçare e zbuluar se fundmi me të vërtetë është e Caravaggios.

Muzeu i Vatikanit ka thënë se kjo është një ditë e rëndësishme për artin e italian dhe shumë shpejt do ta ekspozojnë në muzeun e tyre.

Edhe pse skeptikët kanë thënë se piktura nuk është e punuar nga dora e Caravaggios, ekspertët tanë  kanë dhënë argumente të forta se kjo është punë e tij”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Muzeu i Vatikanit. Mirëpo në gjithë këtë histori është një problem  të cilin ky muze thotë se nuk e di si ta zgjidhë.

Nuk e dimë emrin. Nuk e dimë si titullohet. Por besojmë se shumë shpejt do të gjejmë një emër adekuat që do të përputhet plotësisht me pikturën dhe domethënien e saj”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë që piktura do të hyjë edhe në një proces tjetër, atë të rrezeve X për t’u dhënë vula e fundit. “Skeptikët mund të shpresojnë edhe në këtë shans, por gjasat janë minimale”, përfundon komunikata e muzeut.