Vërmicë, arrestohen 2 shtetas me gjysmë kilogramë lëndë narkotike

Vërmicë, arrestohen 2 shtetas me gjysmë kilogramë lëndë narkotike

Vërmicë, arrestohen 2 shtetas me gjysmë kilogramë lëndë narkotike Në pikën kufitare të Vërmicës janë arrestuar dy shtetas të cilët kanë tentuar që të kalojnë një sasi prej gjysmë kilogram lëndë narkotike, me një automjet me të cilin po udhëtonin.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se gjatë kontrollit të përbashkët të një automjeti tip Volvo me dokumenta të Kosovës, ekspertët kanë gjetur dhe sekuestruar bimë narkotike, të llojit marijuanë, poshtë sediljes së shoferit.

Pakoja ka qenë e mbështjellë mirë me qese, ndërkohë që identifikimi është bërë i mundur nga pajisjet e posaçme, ndërkohë që dy personat e përfshirë janë prangosur.

Ende nuk dihet se cila është origjina e kësaj sasie apo cili ishte destinacioni i saj./ Top Channel/