Veriut, 5 milionët e parë

Veriut, 5 milionët e parë

Veriut, 5 milionët e parëKatër komunat e veriut të Kosovës mund të ndihen më të relaksuara pasi që Bashkimi Evropian ndau grantin e parë prej 5 milionë eurosh, nga 38.5 milionë sa janë zotuar për t’i mbështetur komunat e “rebeluara” të vendit.

Këto mjete shkojnë kryesisht për të mbështetur bujqësinë, zhvillimi i blegtorisë, zhvillimin ekonomik dhe shoqërinë civile.

Kështu të paktën ka deklaruar përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, pas një takimi që ka zhvilluar në Mitrovicë me kryetarët e komunave veriore, Dragan Jabllanoviq (Leposaviq), Stevan Vulloviq (Zubin Potok), Vuçina Jankoviq (Zveçan) dhe me kryesuesen e Kuvendit të Mitrovicës së veriut, Ksenija Bozhoviq. Me këta të fundit ai ka biseduar për zhvillimet në veri të Kosovës…./zeri/