Vera shëruese

Vera shëruese

Vera shëruesePër dobitë e verës së zezë karshi shëndetit tash e një kohë të gjatë po debatohet, por biokimiku nga Australia e ka krijuar pijen aq të pasur me antioksidues saqë do të mund të shëronte shumë sëmundje.

Eksperti Greg Xhardin thotë se ka patentuar një grup përbërësish gjatë prodhimit të verës, që sipas tij ndikon kundër infeksioneve dhe do të mund të reagonte kundër artritit dhe lodhjes kronike.

Studimet paraprake tashmë e kanë vërtetuar se konsumimi i sasive të vogla të verës së zezë meshkujt i ndihmon që të jetojnë më gjatë dhe i mbron nga sëmundjet e zemrës.