Vera e kuqe mbron sytë

Vera e kuqe mbron sytë

Përbërësi i cili mund të pengojë sëmundjet të cilat çojnë deri në verbim gjenden në verën e kuqe, kanë bërë të ditur studiuesit nga Washington University School of Medicine në St. Louis.

Resveratroli gjendet në rrush, boronicë, kikirikë dhe disa bimë të tjera, dhe mund të parandalojë dhe kontrollojë angiogjenezën e syrit (rritjen e enëve të reja të gjakut dhe gjakderdhjet në sy).

Suksesi i këtij përbërësi është dëshmuar në minj, ndërsa po ashtu do të mund të përdoret edhe te njerëzit, ashtu që terapia me verë të kuqe do të mund të ishte edhe më e dobishme.