Venezuela i ofroi azil Snoudenit

Venezuela i ofroi azil Eduard Snoudenit

Venezuela i ofroi azil SnoudenitPresidenti i Venezuelës, Nikollas Maduro ofroi azil për ish-bashkëpunëtorin e CIA-s, Eduard Snouden, në momentin kur Uashingtoni kërkon që ta arrestojnë atë për shkak të zbulimit të detajeve për program sekret amerikan për spiunim.

“Në emër të dinjitetit të Amerikës Jugore, kam vendosur që Eduard Snoudenit t’i ofroj azil humanitar”, deklaroi Maduro mbrëmë gjatë kohës së paradës ushtarake me rastin e Ditës së pavarësisë së Venezuelës.

Snoudeni me siguri është ende në pjesën transite të aeroportit të Moskës, Sheremetjevo, prej ku deri më tani ka kërkuar azil në më shumë se 20 shtete midis të cilëve edhe në Venezuelë.

Tani për tani nuk dihet përgjigjja e tij e as se si do të vijë deri në Venezuelë përderisa e pranon ofertën. Nuk ekzistojnë fluturime të drejtpërdrejta nga Moska deri në Karakas, ndërsa është e zakontë që udhëtarë në këtë linjë të marrin fluturim në Havanë. Nuk është e njohur edhe nëse autoritete kubaneze do t’i japin Snoudentit leje për kalim përmes territorit të tyre.

Presidenti i Nikaraguas Daniel Ortega gjithashtu mbrëmë deklaroi se nga Snoudeni ka pranuar kërkesë për azil dhe nëse do të mund “ta pranojë nëse rrethanat e lejojnë këtë”