Venera e Lindi rrëfejnë dashurinë

Venera e Lindi rrëfejnë dashurinë

Venera e Lindi rrëfejnë dashurinëKa ardhur me një set fotografish të realizuara nga fotografja e mirënjohur shqiptare Sofilda Teta. E bashkë me to, fituesja e edicionit të tretë të “The Voice of Albania”, Venera Lumani, ka sjell edhe një të vërtet tjetër nga jeta e saj private.

E rrëfimin për dashurinë këngëtarja nga Struga e ka bërë për mediat shqiptare. “Po jemi të dashuruar”, ishte përgjigjja e saj por edhe e Lind Islamit.

Këtë prononcim të çiftit e ka sjell përmes rrjeteve sociale edhe vetë këngëtarja, ndërsa e ka shpërndarë mes miqve aty.

Ndryshe, të dy bashkë po vazhdojnë angazhimin artistik, duke u prezantuar nëpër mbrëmje të ndryshme ‘live’ si një çift perfekt. Ju kujtojmë, që Lind Islami gjatë konkurrimit në “The Voice 3” ka qenë në një lidhje dashurie, për çfarë patë pohuar babai i tij Bedri Islami, ndërsa pat thënë që i biri i tij ‘vajzën e ka goxha xheloze’.