Kate Moss

Vendosja e kamerave përreth shtepisë së Kate Moss, shqetëson fqinjët

Manekinia Kate Moss, e cila kohë më parë është martuar me rokerin Jamie Hince, ende pa u vendosur në shtëpinë e re, ka shqetësuar fqinjët e saj. Në të vërtetë, bukuroshja dëshiron që të vendosë disa kamera përreth shtëpisë së saj, gjë që fqinjëve të saj nuk u pëlqen. Prapë, ajo me këmbëngulje dëshiron t’i vërë ato, sepse këtë shtëpi e ka paguar 8 milionë funte, ndërsa vlera e saj do të rritet edhe më shumë kur ta përfundojë renovimin.

“Kate po bën ‘makeover’ të shtëpisë së saj, por duket se së pari duhet të grindet me këshillin lokal dhe fqinjët e saj”, ka thënë një mik i saj. Prapë ajo nuk heq dorë nga plani i saj dhe gjithashtu planifikon të ndërtojë një banjë me avull, sepse siç thotë miku i saj, pas tre vjetëve ajo do të mbushë 40 vjet dhe duhet të kujdeset për trupin e saj, sepse pamja e bukur i sjell edhe para. Çifti planifikon që brenda disa muajve të vendoset në këtë shtëpi.