Vendimi i GJND-së do ndikojë në Kosovë

Vendimi i GJND-së do ndikojë në Kosovë

Opinioni i një institucioni të respektuar siç është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, do të ndikojë në gjendjen në Kosovë. Kështu ka thënë ambasadori rus në Beograd, Alexander Konuzin.

“Shpresojmë që vendimi të krijojë kushtet për bisedime rreth statusit dhe gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për të gjitha palët e rëndësishme”, ka deklaruar ai.

Diplomati rus shtoi se një numër vendesh presin opinionin e GJND-së përpara se të marrin një vendim lidhur me njohjen e Kosovës. /rel