|

Vëllezërit Ismaili nuk kanë qenë te liqeni në momentin e vrasjes!

Të dyshuarit kryesor për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovcës ose Hekuranës siç njihet ndryshe, Afrim dhe Agim Ismaili, do të mbrohen me faktin se ata në momentin kur ka ndodhur likuidimi nuk kanë qenë aty, në vendin e ngjarjes, por kanë qenë në internet-kafenenë e tyre.

Kështu pohojnë anëtarët e familjes së tyre të cilët jetojnë në fshatin Hasanbeg të Shkupit, njofton Zhurnal.

Vëllai më i madh, Agim Ismaili (33), siç njoftoi policia është na paraburgim, kurse vëllai tjetër një vjet më i ri sipas policisë është në arrati dhe gjendet në Kosovë.

Ata së bashku kanë jetuar me një shtëpi, kurse Agimi para dy viteve është kthyer nga Hamburgu i Gjermanisë së bashku me bashkëshorten e tij për ta rregulluar nënshtetësinë dhe të marrë pasaportë të re biometrike.

Më parë në Gjermani ka qëndruar rreth 7 vjet. I dyshuari i dytë deri para disa viteve ka punuar në një shitore për shitjen e hamburgerëve në qendrën tregtare “Çairçankë”. Pastaj që të dy kanë vendosur që të hapin një internet kafe afër shtëpisë së tyre.

Policia i ka marrë edhe shtëpizat e kompjuterëve nga lokali i internetit.

2 përgjigje për “Vëllezërit Ismaili nuk kanë qenë te liqeni në momentin e vrasjes!”

  1. dibrani says:

    spas
    sipas policis maqedone. paskan qen nji bataljon ne momentin e vrasjes . po grat pse i perfshin ne ket pun apo nuk kan kujt tja ven fain po ku jan provat dhe pse po i keq trajtojne grat po ku jane politikanet shqiptar qe nuk reagon as edhe 1po rin te strukur strukur si miu ne vrim . politikanet tane din si me u ra ne parlament po kur vjen puna per te ndimuar populin behen te verber dhe shurdh

  2. betim bytyqi says:

    aty ne media mdoket qe kan than agim edhe afrim ismailoviq nese jan shqiptar kta dy vllezrit at.her marre duhet me ju ardh qe neper media po dalin sikur mbiemrin e kan ismailoviq marreeeee ishalla ju mysin se vet pe lypni se qaq trima qe jena sguxojna mu qu kunder armikut…… ahhhh ku jan ata trima e heroj qe jan kan perpara adema e azema e shota e gjergja e isa etj etj ku jan….. sot ka ardh dite qe gjithkush perveti po kshyr.. nuk i intereson kombi i vet… a edin se qaj popull qe nuk lufton per komb tvet aj i denun prej Zotit osht ..ajde te organizohum 1 her e pergjithmon bile kur tqohum kejt e dim per qka po luftojm .. a tash po myten e po burgosen e po torturohen shqiptart edhe na sen spo bajm deri kur kshtuhedhe nese kris ishalla nuk kris kurr lufta e ishalla zgjidhet me paqe se me ba mekris lufta un jom qaj personi qe maspari ka mi vra do shqiptar .. ata qe e ndin vetin shqiptar e din per kon ekom fjalen e tana ka me ja kthy pushken armikut

Komentoni