|

Vdiq rapsodi i mirënjohur shqiptar Bajrush Doda

Ka vdekur njëri nga rapsodët më të njohur në trojet shqiptare, Bajrush Doda.

I lindur në Maznik të komunës së Deçanit në Kosovë, Doda ishte një nga doajenët më të njohur të muzikës folklorike shqiptare.

Rapsodi Doda ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare.

Ndërkaq, kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Doda, me rastin e vdekjes së rapsodit të njohur Bajrush Doda.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet: “Me pikëllim e morëm lajmin për vdekjen e rapsodit të njohur Bajrush Doda. Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, me respekt të lartë do të kujtojnë kontributin folklorik të Dodës, që frymëzoi gjenerata të tëra. Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, pranoni ngushëllimet më të sinqerta”.