Vdiq njëri nga pronarët e Manchester Unitedit

Vdiq njëri nga pronarët e Manchester Unitedit

Vdiq njëri nga pronarët e Manchester UniteditPronari i Manchester Unitedit, Malcolm Glazer, ka ndërruar jetë në moshë 85 vjeçare.Biznesmeni amerikan, i cili ishte pronar edhe i ekipit amerikan nga NFL, Tampa Bay Buccaneers, ka vdekur mëngjesin e ditës së mërkurë.

Në një deklaratë të lëshuar nga klubi nga NFL shprehin keqardhje për vdekjen e presidentit dhe pronarit.

Glazer bleu Unitedin në vitin 2005 dhe që atëherë, Djajtë e Kuq kanë fituar pesë tituj të Ligës Premier, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për klube.