Vdes një vajzë dy vjeçare në Hungari

Vdes një vajzë dy vjeçare në Hungari

Vdes një vajzë dy vjeçare në HungariBurime të VitiaLive kanë njoftuar se ka vdekur një fëmijë e moshës dy vjeçare nga komuna e Vitisë, derisa po kalonte rrugën për në Hungari. Sipas po këtyre burimeve fjala është për A.M nga fshati Beguncë.

Ne kemi kontaktuar Zyrën për Informim të policisë rajonale në Gjilan lidhur me këtë rast, por na u bë e ditur se nuk është raportuar ky rast ende në polici. Edhe burime të Portalit nga fshati Beguncë, kanë pohuar se vdekja e vajzës ka ndodhur dy ditë më parë në

Hungari dhe se familja e saj janë duke rregulluar dokumentacionin për kthimin e trupit të pajetë të vajzës në vendlindje.