‘Vdes’ Jabllanoviq, të pikëlluarit Mustafoviq dhe Thaçiq

‘Vdes’ Jabllanoviq, të pikëlluarit Mustafoviq dhe Thaçiq

‘Vdes’ Jabllanoviq, të pikëlluarit Mustafoviq dhe ThaçiqTashmë, ish-ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jablanoviq, ka ‘ndërruar’ jetë.Në fakt, së fundi ka filluar të qarkulloj një fotografi e njoftimit të vdekjes së Jabllanoviqit, ndërsa sipas saj, të pikëlluarit në lidhje me këtë humbje janë Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi.

“Miq të respektuar, njoftojmë se vdiq qeni. Të pikëlluarit Isa Mustafoviq dhe Hashim Thaçiq”, shkruan ndër të tjerash në njoftimin e vdekjes së supozuar të Jabllanoviqit, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se Jabllanoviq dje është shkarkuar nga kryeministri kosovar, Isa Mustafa, pas protestave të shumta për largimin e tij nga kabineti qeveritar, të cilat kulmuan të martën e javës së kaluar në dhunë.

Protestat u shkaktuan nga një deklaratë e tashmë deputetit të “Lista Srpska”, i cili protestuesit gjakovar që ndaluan pelegrinët serb të futen në manastirin e Gjakovës, i quajti ‘egërsira’. /Telegrafi/