Vdekjet nga mbidoza e ilaçeve për dhimbjet

Vdekjet nga mbidoza e ilaçeve për dhimbjet

Vdekjet nga mbidoza e ilaçeve për dhimbjetQendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve thonë se vdekjet nga mbidozat e ilaçeve për dhimbjet po përhapen me shpejtësi sidomos tek gratë. Sipas qendrës, gjatë viteve 1999 dhe 2010, 48 mijë gra kanë vdekur për shkak të përdorimit të tepruar të ilaçeve kundër dhimbjeve.

Vdekjet nga mbidozat mes grave janë rritur me 400 për qind, që nga viti 1999, krahasuar me 265 për qind mes burrave.

Sipas Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ndërsa mundësia që burrat të vdesin nga mbidozat e ilaçeve kundër dhimbjeve, është më e madhe, hendeku mes tyre dhe grave është duke u ngushtuar.

Qendra i kërkon mjekëve të pranojnë faktin se gratë janë më të rrezikuara nga mbidozat e ilaçeve për dhimbjet, kur japin receta për këto ilaçe. Me këtyre mjekimeve janë qetësuesit narkotikë për dhimbjet, si hidrokodoni, oksidokoni, oksimorfoni dhe metadoni.