Vdekja ka ngjyrë të kaltër fluoreshente

Vdekja ka ngjyrë të kaltër fluoreshente

Vdekja ka ngjyrë të kaltër fluoreshente Shkencëtarë britanikë kanë regjistruar momentin kur vdekja shtrihet si valë e kaltër në trupin e një krimbi. Ata kanë pohuar se vdekja shtrihet nga qelia në qeli në ngjyrë të kaltër fluoreshente derisa të mos vdesë i gjithë organizmi.

Hulumtues të BBSRC (Biotechnology and Biological Sciences Research Council ) në Britnai të Madhe besojnë se studim në fund do të jetë model i dobishëm për kuptimin se si vjen vdekja te njerëzit  dhe se në fund do t’ia dalin ta rrisin gjatësinë e jetës.

Pas të vdesin disa qeli, ato fillojnë reagimin zinxhir që shpie te shpërbërja e përbërësve të qelive dhe te ndërtimit të molekulave mbrojtëse.

Këta mekanizma janë mirë të njohur në nivelin qelizor, e deri më tani shkencëtarët kanë ditur shumë pak se vdekja shtrihet nëpër gjithë organizmin

Te krimbi shtrirja e vdekje mund të vërehet me mikroskop si valë e ngjyrës së kaltër fluoreshente që udhëton nëpër brendi të trupit.

Në studimin e publikuar në gazetën PLoS Biology dëshmohet se ngjyra fluoreshente rrjedh nga qelia nekroze dhe e cila varet nga kalciumi në organizëm.

Profesor David James thotë “E kemi ditur rrugën kimike të vetë shkatërrimit të qelive te krimbit. Ai në të vërtetë është “kositësi” i kaltër i cili gradualisht shuan gjithë organizmin”.

“Kur ia bllokojmë rrugën mund ta shtyjmë vdekjen që bëhet nga ndonjë faktor i jashtëm   siç është infeksioni, por en nuk mudn ta ndalojmë vdekjen si pasojë e plakjes”.