Vazhdon të thellohet kriza ekonomike në SHBA

Vazhdon të thellohet kriza ekonomike në SHBA

Si pasoj e thellimit të krizës ekonomike në Amerikë, Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka zvogëluar parashikimet e saj për rritjen ekonomike të SHBA-së më 2012 dhe 2013.

Në rishikimin gjysmë vjetor të buxhetit, Shtëpia e Bardhë ka thënë se pret rritje të bruto prodhimit të brendshëm në 2.3 për qind këtë vit dhe 2.7 për qind vitin tjetër – çfarë është më pak se parashikimet prej 2.7% dhe 3.0%, të bëra në muajin shkurt.

Shifrat e fundit nga Shtëpia e Bardhë po ashtu parashikojnë se deficiti i buxhetit federal të këtij viti do të përfundojë në 1.2 trilion dollarë.

Kjo do të shënonte vitin e tretë me radhë me më shumë se një trilion dollarë deficit gjatë administratës së presidentit Obama.