Vazhdojnë zgjedhjet për PE-në

Vazhdojnë zgjedhjet për PE-në

Vazhdojnë zgjedhjet për PE-nëQytetarët në Letoni, Sllovaki dhe Maltë votojnë sot në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Ata në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Çeki dhe Irlandë kanë hedhur tashmë votat e tyre.

Votimet në 21 vendet e mbetura të Bashkimit Evropian do të mbahen nesër.Rreth 400 milionë njerëz kanë të drejtë vote në gjithë BE-në.

Ata zgjedhin 751 përfaqësues për të ndjekur seancat e Parlamentit Evropian në Bruksel dhe Strasburg nga viti 2014 deri më 2019.

Vendet parlamentare janë të caktuara për secilin shtet anëtar të BE-së në bazë të popullsisë.