Vatikani reagon pas akuzave të OKB për abuzimet më fëmijët

Vatikani reagon pas akuzave të OKB për abuzimet më fëmijët

Vatikani reagon pas akuzave të OKB për abuzimet më fëmijëtRaporti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara nuk ka marrë parasysh masat e aplikuara nga Selia e shenjtë kundër pedofilisë.

Ka qenë ky reagimi i Vatikanit pas raportit negativ të publikuar një ditë më parë nga ana e komitetit të OKB-së për të drejtat e fëmijëve. Raport që sipas selisë së shenjtë reflekton një qëndrim më shumë ideologjik se sa faktik.

Sipas reagimit me anë të një deklarate për shtyp, selia e shenjtë si përgjegjëse e qytetit të Vatikanit ka ndryshuar ligje, ka ndërmarrë mada që janë aplikuar menjëherë për parandalimin e abuzimeve seksuale tek fëmijët.

Në raportin e tij komiteti i OKB-së kërkon heqjen e menjëhershme nga postet e tyre të klerikëve që janë përfshirë apo janë të dyshuar për abuzime ndaj të miturve. Një theks i vecantë është vënë edhe tek rreziqet që qëndrimi i Kishës për sa i përket abortit mund të ketë tek të miturit dhe adoleshentët.

Një raport që tingëllon si një këmbanë alarmi për Papa Franceskun i cili edhe aktualisht është i impenjuar në përforcimin e reformave që janë aplikuar nga Benedikti i 16 që nga viti 2010.