Vatikani: Papa do udhëtojë me makinë të hapur në Shqipëri, nuk kemi frikë se i rrezikohet jeta

Vatikani: Papa do udhëtojë me makinë të hapur në Shqipëri, nuk kemi frikë se i rrezikohet jeta

Vatikani: Papa do udhëtojë me makinë të hapur në Shqipëri, nuk kemi frikë se i rrezikohet jetaVatikani ka deklaruar se Papa Françesku do të udhëtojë me makinë të hapur në Shqipëri, pasi beson se nuk ka asnjë rrezik për jetën e tij.

Gjatë konferencës për shtyp, zëdhënësi at Federico Lombardi ka përgënjeshtruar në mënyrë kategorike kërcënimet e mundshme që mund të vijnë nga islamikët, mbështetës të ISIS-it, të përmendur në shtypin italian. “Jo, nuk jemi në dijeni për diçka të tillë.

Nuk ka asnjë arsye që të na shtyjë të bëjmë ndryshime në program. Ai do të marrë jeep-in e zbuluar që përdor në sheshin ‘Shën Pjetër’. Ai mendon gjithmonë se nuk mund të ketë pengesa mes tij dhe turmës”, nënvizoi at Lombardi.

Papa Françesku ka zgjedhur të zhvillojë të dielën në Shqipëri vizitën e tij të parë në Evropë për të theksuar cilësinë e dialogut ndërfetar, deklaroi sot në Vatikan zëdhënësi i tij duke përgënjeshtruar çdo rrezik për sigurinë në Tiranë. Para vizitës në Parlamentin Evropian në Strasburg në fund të muajit nëntor, Papa Françesku do të zhvillojë një vizitë 11-orëshe në këtë vend të vogël ballkanik. Duke shfaqur arsyet kryesore për të cilat Shqip

ëria është zgjedhur, zëdhënësi theksoi se Papa Françesku kërkon të nxisë një klimë të bashkekzistencës së qetë mes feve, që mund të jenë një mesazh për pjesën tjetër të botës. “Sigurisht, ai nuk ka nisur udhëtimet e tij në Evropë nga Berlini, Parisi apo Londra. Ka pasur nga ana e tij një vëmendje më të veçantë për popujt që nuk janë të pasur dhe shumë të fuqishëm”, theksoi ai. Papa Françesku, i cili do të shoqërohet nga ministri i tij për Dialogun Ndërfetar, kardinali francez, Jean-Louis Tauran do të takojë zyrtarët e gjashtë komuniteteve fetare në Shqipëri, mysliman, bektashi, ortodoks, katolik, protestant dhe hebre, një prej momenteve më kyçe të vizitës së tij.

“Objektivi tjetër është nderimi i besimeve dhe feve që i rezistuan persekutimeve të tmerrshme të regjimit të Enver Hoxhës në vitet 1945-85), i cili zyrtarizoi ateizmin në Kushtetutën shqiptare të asaj kohe”, theksoi at Lombardi.