“Varësia” nga solariumi?

“Varësia” nga solariumi?

“Varësia” nga solariumi?Studimi i shkencëtarëve amerikanë tregon se çdo i shtati person i sëmurë nga kanceri i lëkurës vazhdon të shkojë në solarium.

Shfrytëzimi i solariumit është faktor i njohur rreziku për sëmundjen nga kanceri i lëkurës, ndaj shkencëtarët nga Universiteti i Jelit këtë dukuri e krahasojnë si situatat, kur pacientët me kancer të mushkërive vazhdojnë të pinë duhan pas diagnostikimit. Sipas fjalëve të tyre, duhet bërë studime shtesë që të kuptohet më mirë mundësia e paraqitjes së varësisë nga solariumi.

Në studim janë shfrytëzuar të dhënat nga 178 pacientë, të cilët janë diagnostikuar me kancer të lëkurës 40 vite më parë, e disa simptoma varësie janë zbuluar tek më shumë se gjysma e pjesëmarrësve në studim. Solariumet më së shpeshti i shfrytëzojnë femrat e reja, shton revista shkencore ‘JAMA Dermatology’.

Këto pajisje emitojnë 15 herë më shumë rrezatime UVA sesa dielli.
Pikërisht rrezet UVA janë të lidhura me dëmtimet e shtresave të thella të lëkurës.