|

Valon Maloku i shpëton rrahjes falë ndërhyrjes së policisë

Udhëheqësi i programit humoristik “Përrallë me Tupan”, Valon Maloku i ka shumë borxh Policisë së Kosovës, e cila e ka shpëtuar atë nga një rrahje “serioze” prej një grupi të rinjsh, të cilët i kishte fyer dhe ofenduar në ambientet e lokalit “Grand Store”, në dalje të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.00 pas mesnatës, kur Valoni ishte në këtë lokal bashkë me bashkëshorten e tij. Ai kishte filluar të pinte birrë dhe pas një kohe posa në atë lokal erdhi një grup të rinjsh, filloi t’i shante dhe ofendonte ata.

Grupi i të rinjve pas lutjeve për të mos fyer, kanë mësyrë që ta rrahin Valonin, i cili pothuajse ishte i dehur nga alkooli.

Në atë moment gruaja e tij me të dy duart ia ka mbyllur gojën Valonit, duke u munduar të mos e lejojë të fyejë. Fatmirësisht, Valoni shpëtoi pasi që në këtë rast kanë ndërhyrë katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët rastësisht hynë në lokal dhe ndaluan grupin e të rinjve që ta rrihnin Valonin.

Situata është qetësuar pasi policia nxori jashtë lokalit Valonin dhe bashkëshorten e tij.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prishtinës, Agron Borovci tha për Kosovapress se rasti nuk është lajmëruar në polici, meqë policët në bazë të ligjit nuk e kanë paraparë që ky rast të futet në hetime për prishje të qetësisë.

Ndërsa, Valon Maloku, i kontaktuar përmes telefonit nga Kosovapress, nuk ka dashur që ta komentojë rastin. /L.Gashi/

Etiketa: , ,

11 përgjigje për “Valon Maloku i shpëton rrahjes falë ndërhyrjes së policisë”

  1. dini says:

    tung i nderuar valon maloku ju pershende me shoqini tem te lutna sa ma shpej ftoje musafir duda tung kal mir

  2. dardam says:

    pse spo e ftoni naj vip qi osht sexy

  3. niki says:

    jeni me te miret valon tlutna qe e fton dafina zeqirin bre plizz ma te mirt jeni ju lutna me ftu dafina zeqirin ne prrall me tupan plizz plizz plizz

  4. jetonr says:

    Nuk e di pse se kane rreh meniher si ka sha me te bo lesh :D

  5. lola says:

    mirdita ztr.valon maloku ju kisha lut me thirr musafir elvana gjaten se e dua shummmmmmmmmm tung nga gjk

    tungggggggggggggggggggggggggggggggggggggggggiiiiii

  6. marigona says:

    tung Valon te uroj shume suksese se je i mrekullueshem vetem vazhdo edhe ata persona qe kan tentu te te rrahin zoti ua ktheft si eshte me se keqi tung te pershendes shume

  7. dali says:

    oooo veq vazdo seje mai forti kush ta ka inati ja hanksha nanen hej te lutem ftoje ne perrall metupan duden edhe uni katil

  8. dali says:

    hej ftoje bre duden se ekall aj ktuhen bashk meta edhe uni katilin okej mos mi daj telute se ikam te veqant prej kongetarve te tjer ok jupershendes meni puthje te gjith femnat kudi qe jan ne bottt

  9. sami kryeziu says:

    ju lutem qe ta ftoni reperin lt maf nga franca ne perrall me tupan

  10. familja bacaliu says:

    ftone reperin lt maf se qai njeri ish reper bre vlla edhe pse nuk pe njoh te lutem valon

  11. schweiz girl says:

    ohhhhhh zot qka po knojke lt-maf kuku valon te lutna ftoje lt maf ne perrall me tupan pleas

Komentoni