Valon Behrami falënderon FFK-në për çmimin

Valon Behrami falënderon FFK-në për çmimin

Valon Behrami falënderon FFK-në për çmiminMesfushori kosovar, Valon Behrami, ka falënderuar Federatën e Futbollit të Kosovës që e ka shpallur atë futbollistin më të mirë të diasporës për vitin 2012. Ai të hënën ka thënë se është shumë krenar që ka fituar epitetin e më të mirit.

“Unë jam shumë krenar dhe për këtë falënderoj Kosovën që më ka shpallur lojtarin më të mirë të vitit”, ka thënë Behrami, njofton të hënën “ticinonews.ch”.

Behrami nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e shpalljes së laureatëve për vitin 2012 të organizuar ditë më parë nga FFK-ja, por çmimin e tij e mori babai i tij, Ragip Behrami. Behrami 27-vjeçar është futbollist i ekipit italian, Napoli. Me Napolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2017.