Vali Corleone nuk është shqiptar

Vali Corleone nuk është shqiptar

Vali Corleone nuk është shqiptarPrinc Valentino Corleone ani pse është rritur në Kosovë dhe flet shqip, ai del të jetë i lindur prej një nënë Italiane nga Sicilia e quajtur Maria. Këtë ia ka thënë gazetës një burim i afërt me Valentino Corleonen i cili thotë se këtë ngjarje e ka dëgjuar nga vetë Corleone.

Sipas këtij burimi babai aktual i Corleones i cili është nga Gjilani, kishte lidhje miqësie me disa njerëz nga Sicilia, e njëri ndër ta kishte qenë edhe babai biologjik i Valentinos, i cili ishte vrarë para se te lindte Corleone. I njëjti burim tregon se ka dëgjuar nga Corlene që edhe nëna e tij biologjike ishte vrarë pas një konflikti të armatosur në mes të saj dhe kundërshtarëve të familjes Corleone.

Pas kësaj ngjarjeje prindi aktual i Corleones kishte udhëtuar në Itali dhe e kishte marrë Corleonen duke e sjellur në Kosovë.

Express e ka kontaktuar Valentino Corleonen për ta pyetur nëse kjo ngjarje është e vërtetë, ndërsa ai ka thënë se momentalisht nuk dëshiron të përgjigjet.