Valdete Daka: Zgjedhjet e njëpasnjëshme janë sfidë

Valdete Daka: Zgjedhjet e njëpasnjëshme janë sfidë

Valdete Daka: Zgjedhjet e njëpasnjëshme janë sfidëPër të dalë nga ngërçi politik opsion janë edhe zgjedhjet e reja. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka, në një bisedë për Epokën e Re, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme do të jetë sfiduese.

Ajo e ka vlerësuar të pakëndshëm organizimin e zgjedhjeve çdo tre ose katër muaj.

Daka ka deklaruar se zgjedhjet e njëpasnjëshme, përveçse janë sfiduese, bartin edhe rreziqe të ndryshme.

Megjithatë, ajo ka thënë se sa herë që shpallen zgjedhjet KQZ do t’i organizojë siç parashihet në Kushtetutën e Kosovës. /epoka e re/