Vala e të ftohtit deri në fund të muajit
Moti sot në Maqedoni sot do të jetë i ndryshueshëm dhe mundësi të reshjeve të borës, nëpër zonat më të larta.
Vala e të ftohtit që ka përfshirë Evropën do të vazhdojë deri në fund të muajit, njoftojnë meteorologët.Me këtë është paralajmëruar edhe rreziku për viktima të reja si pasojë e temperaturave tejet të ulta.
Ditëve të fundit nga temperaturat e ulta humbën jetën 480 veta në disa vende të Evropës.
Në Francë për herë të parë është regjistruar harxhimi maksimal i energjisë elektrike. Në Itali janë regjistruar më shumë viktima nga i ftohti, edhe ate 40 veta. Sipas gazetës “Corriera de la Sera”, mbrëmë është ndërprerë lëvizja e metrosë në Torino, si pasojë e rrezikut të reshjeve, ndërsa akulli ka mbuluar një pjesë të madhe të kanaleve në Venecia.
Moti sot në Maqedoni
Moti sot në Maqedoni sot do të jetë i ndryshueshëm dhe mundësi të reshjeve të borës, nëpër zonat më të larta. Do të fryejë erë e lehtë nga drejtimi verior.
Temperaturat do të lëvizin prej -11 deri në – 1 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë është regjistruar mot i njejtë me temperatura deri në -4 gradë celsius.