Vajzat e zhdukura londineze i janë bashkuar SHI-së

Vajzat e zhdukura londineze i janë bashkuar SHI-së

Vajzat e zhdukura londineze i janë bashkuar SHI-sëTre adoleshentet britanike të cilat kanë qenë në kërkim për disa ditë pasi janë shpallur të zhdukura, me siguri janë arratisur nga shtëpia që t’u bashkohen xhihadistëve të grupit Shteti Islamik (SHI) në Siri, kumtoi mbrëmë Policia metropolitane e Londrës.

Vajzat e reja që para katër apo pesë ditëve në mënyrë të fshehtë janë larguar për në Turqi, prej ku më pas me siguri janë transferuar në territorin sirian.

Që të treja janë nxënëse në një shkollë të mesme në komunën Betnal Grin të Londrës, ku shumicë janë komuniteti mysliman dhe ku shumica e popullatës janë emigrantë.

Dy prej vajzave të arratisura, Shamima Begum dhe Amira Abase, janë 15-vjeç, ndërsa adoleshentja e tretë, Kariza Sutana është 16-vjeçare.

Në shkollën e tyre ato kanë qenë nxënëse të shkëlqyera, ndërsa drejtori i shkollës pohon se në asnjë moment nuk kanë lënë përshtypje se janë pjesëtare radikale të komunitetit mysliman.

Nga shkolla e njëjtë londineze në dhjetor të vitit të kaluar në Siri u arratis edhe një nxënëse.

Policia e Londrës tani për tani e di se tre adoleshentet janë nisur për në Stamboll më 17 shkurt, pasi i kanë gënjyer prindërit se bashkë do të mungojnë nga shtëpia për një ditë. Policia beson se ato më nuk janë në territorin turk, edhe pse disa policë britanik kanë shkuar për në Turqi në kërkim të vajzave.

Disa burime siriane për Policinë metropolitane kanë thënë se tri vajza të reja, për të cilat ka pasur njohuri se janë britanike, e kanë kaluar kufirin turko-sirian në vendkalimin Kilis në rajonin e qytetit sirian Alepo, të shoqëruara nga trafikantë të njerëzve.

Ekspertët e sigurisë në Londër pohojnë se autoritetet britanike apo turke më nuk mund të bëjnë asgjë dhe se tri adoleshentet janë “humbur” diku në Siri.