Vajza pas 24 vitesh zbulon se nuk kishte ‘trurin e vogël’

Vajza pas 24 vitesh zbulon se nuk kishte ‘trurin e vogël’

Vajza pas 24 vitesh zbulon se nuk kishte ‘trurin e vogël’Një vajzë 24-vjeçare nga Kina ka zbuluar se gjithë jetën e sa ka jetuar pa pjesën më të rëndësishme të sistemit nervor qendror, trurin e vogël.

Vajza kishte shpesh dhimbje koke, marrje mendsh dhe të vjella dhe pas një kontrolli në spitalin e qytetit të saj, skaneri nxorri në dritë arsyen duke lënë gojë hapur të gjithë, brenda kafkës nuk ekzistonte truri i vogël. Pjesa bosh e kokës së saj, ku duhet të ishte truri i vogël, është plotësuar nga lëngu ‘Cerebrospinal’ e cila ka luajtur të njëjtin funksion të trurit të vogël.

Por pavarësisht se vajza nuk ka pjesën më të rëndësishme të sistemit nervor bën një jetë normale, është martuar madje ka dhe një fëmijë.

Mediat e huaja shkruajnë se ky është rasti i nëntë ku viktimat kanë vdekur parakohe,  duke u diagnostikuar me mungesën e trurit të vogël vetëm pas vdekjes.