Ushtria lejon protestat paqësore pro ish presidentit Mohammed Morsit

Ushtria lejon protestat paqësore pro ish presidentit Mohammed Morsit

Ushtria lejon protestat paqësore pro ish presidentit Mohammed MorsitUshtria e Egjiptit tha se do të garantojë të drejtën e protestave paqësore në prag të mitingjeve që priten të organizohen sot.Përkrahësit e Vëllazërisë myslimane priten të mblidhen sot në Kajro në mbështetje të ish presidentit Mohammed Morsi.

Gjithashtu lidërtit ushtarakë kanë përsëritur se Mohammed Morsi, i cili ishte udhëheqësi i parë i Egjiptit zgjedhur me vullnetin e popullit pas regjimit të Hosni Mubarak-ut, kishte “dështuar për të përmbushur kërkesat e popullit” dhe problemet ekonomike të vendit.

Në një deklaratë të enjten në Facebook, komanda e ushtrisë tha se nuk do të marrë “masa arbitrare kundër çdo fraksioni ose politike ” dhe do të garantojë të drejtën e protestës, për aq kohë sa demonstratat nuk do të këcrënojnë sigurinë kombëtare.

Udhëheqësi i ri i përkohshëm Mahmud Adly Mansour, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Egjiptit, është zotuar të mbajë zgjedhje në bazë të “vullnetit të popullit” . Zëdhënësi i Vëllazërisë Myslimane ka deklaruar se nuk do të ketë bashkëpunim me regjimin e ri.

Aktualisht Morsi është në paraburgim, si dhe disa figura të larta të Lëvizjes Vëllazërisë e cila është organizata islamiste më e madhe e më e vjetër në Egjipt. Gjithashtu eksponentë të tjerë të kësaj lëvizje janë shpallur në kërkim.

Mëngjesin e sotëm mediat lokale raportojnë për një ushtar të vrarë, pasi militantët islamikë sulmuan disa postblloqe ushtarake dhe policore në Gadishullin Sinai me raketa me mortaja.

Pikat e kontrollit të sigurisë në aeroportin e Al-Arish pranë kufirit me Izraelin dhe Rripin e Gazës, dhe një stacioni policor në Rafah u vunë në shënjestër, thanë zyrtarët.
Në Sinai janë shënuar një seri të sulmeve militante në instalimet e sigurisë dhe naftës gjatë dy viteve të fundit dhe është e paqartë nëse sulmet e fundit janë të lidhur me largimin e presidentit Morsi. – See more at: http://www.shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=165697&IDCategoria=1#sthash.znGI7PB5.dpuf