Ushqimet e së ardhmes, larva, krimba e insekte

Ushqimet e së ardhmes, larva, krimba e insekte Bota Sot | 24.02.2015 18:10

Ushqimet e së ardhmes, larva, krimba e insekteMe ritmet aktuale të rritjes së popullsisë globale parashikimet janë që në 2050 planeti ynë do të jetë shtëpi e 9 miliard njerëzve.

Kjo rritje, shoqëruar edhe me rritjen e mirëqënies, sipas parashikimeve do të kërkojë dyfishimin e prodhimeve ushqimore, që për studiuesit do të jetë shkatërruese për natyrën dhe ambientin.

Çmimet e prodhimeve bujqësore e blegtorale do të dyfishohen dhe kërkesa për do të vijë gjithmonë në rritje. Për të shmangur këtë situatë, shkencëtarët kanë nisur të kërkojnë që tani ushqime alternative.

Por cilat janë këto? Larvat, krimbat dhe insektet. Këto gjallesa janë të gjitha me gjak ftohtë dhe që kërkojnë pak energji për t’u zhvilluar. Nëse sot nuk është akoma realitet ‘kultivimi’ i tyre artificial, në të ardhmen do të jetë.

Për këtë dy të rinj shkencëtar, italiani Stefan Klettenhammer dhe zvicerani Meinrad Koch prezantuan ‘sobën e ushqimit me bazë insekte, larva e krimba’.

“Rritja e insekteve dhe krimbave është e thjeshtë dhe me kosto të ulët që mund të përballohet kollaj edhe në vendet e varfëra”, thotë Klettenhammer.

Ndërsa për Koch, insektet janë të shijshme dhe gjithë sekreti qendron tek mënyra e gatimit të tyre e për më tepër janë të pasur me proteina, që shkojnë deri në 95 përqind në disa syrësh.

Shpikja e dy shkencëtarëve ka tërhequr vëmendjen mediatike në Zvicër dhe më gjerë e për këtë si Roch ashtu edhe Klettenhammer po mendojnë që ta hedhin krijesën e tyre.