Universiteti i Bostonit padit Apple për shkelje të patentës

Universiteti i Bostonit padit Apple për shkelje të patentës

Universiteti i Bostonit padit Apple për shkelje të patentësUniversiteti i Bostonit është duke kërkuar që të bllokojë ndërmarrjen Apple nga shitja e produkteve të veta, përveç kërkimit të dëmshpërblimit për shkeljen e dyshuar të një patente të një gjysmëpërçuesit të shpikur nga një profesor i këtij universiteti.

Patenta, sipas një kërkese të ngritur në Gjykatën e Qarkut në Masaçusets, ishte shpikur nga Theodore D. Moustakas, që është profesor i inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike dhe i ishte besuar universitetit.

Disa nga produktet e Apple, duke përfshirë iPhone 5, iPad dhe MacBook Air përfshijnë këtë pajisje brenda dhe kështu shkelin një ose më tepër pohime nga ato që thuhen në patentë. Në të nuk është cekur se ku në produktet e veta Apple shkeli patentën që duket të ketë lidhje me LED-ët. Patenta është titulluar “Shtresa e hollë e nitrid galiumit monokristalin tepër izoluese” dhe ishte lëshuar në nëntor të vitit 1997.

Universiteti dëshiron që gjykata të ndalojë ndërmarrjen Apple nga “prodhimi, të prodhuarat, shitja, ofrimi për shitje, shpërndarja ose përdorimi i produkteve” që shkelin patentën. Ai është po ashtu duke kërkuar një llogari për të gjitha përfitimet dhe përmirësimet që Apple i mori nga shkelja dhe kërkon kompensim të përpiktë.

Universiteti më parë kishte paditur për shkelje të patentave disa ndërmarrje të tjera duke përfshirë Amazon.com dhe Samsung Electronics.

Ai në maj dyshoi që disa nga paraqitjet e lexuesit Kindle Paperwhite dhe tabletit Kindle Fire të Amazon kishin shkelur patentat e veta, pas dështimit që të bëjë një marrëveshje nga prodhuesi i gjysmëpërçuesve në Seul për të mbrojtur konsumatorët e vet nga shkelja e padisë.

Në padinë kundër Samsung Electronics, universiteti dyshoi që produkti LED i ndërmarrjes kishte shkelur një ose më tepër pohime të përfshira në patentën e vet. Në mars u ngrit dyshimi që pajisjet gjysmëpërçuese të Samsung shkelnin tjera patenta në bazë të metodës së prodhimit të pajisjeve gjysmëpërçuese. (PCWorld Albanian)

– See more at: http://www.pcworld.al/universiteti-i-bostonit-padit-apple-per-shkelje-te-patentes/#sthash.Yuf6qdoS.dpuf