Ulrike Lunaçek: Shpresoj që largimi i madh i njerëzve ta zgjojë nga gjumi Qeverinë

Ulrike Lunaçek: Shpresoj që largimi i madh i njerëzve ta zgjojë nga gjumi Qeverinë

Ulrike Lunaçek: Shpresoj që largimi i madh i njerëzve ta zgjojë nga gjumi QeverinëUlrike Lunaçek, nënkryetare e Parlamentit Evropian, pas votimit të raportit për Kosovën në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, është shprehur e kënaqur për faktin se edhe kësaj radhe shumica e deputetëve e përsëritën thirrjen për 5 vendet e BE-së që ta njohin Kosovën.

Në intervistën dhënë ‘Kohës Ditore”, Lunaçek flet për pjesët kryesore të raportit dhe për disa nga zhvillimet më të rëndësishme në Kosovë, përfshirë edhe migrimin e madh kohëve të fundit, skandalin ndaj dyshimeve për korrupsion në misionin e EULEX-it dhe për debatet rreth krijimit të Gjykatës Speciale, për të cilën edhe Parlamenti Evropian bën thirrje që të formohet sa më shpejt.

“Ndikimi pozitiv i BE-së në Kosovë është dëmtuar dukshëm për shkak të mungesës së unitetit”, ka thënë ajo.

Po ashtu e ka quajtur si “situatë frustruese” faktin se vetëm për kosovarët duhet të ketë viza për të udhëtuar në BE dhe u ka bërë thirrje edhe Prishtinës, edhe BE-së që të jenë më aktive në realizimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.