Ulpiana demonstron puthje televizive me bashkëshortin për të fituar vëmendje

Ulpiana demonstron puthje televizive me bashkëshortin për të fituar vëmendje

Ulpiana demonstron puthje televizive me bashkëshortin për të fituar vëmendjeDihet që puthjet publike bëjnë bujë, ndaj jo pa qëllim Ulpiana Lama në programin e saj të fundit festiv, “Pasdite në Top Channel”, ka vendosur të improvizojë një puthje televizive në studio me bashkëshortin e saj prej 14 vitesh, Ardian Lama.

Në studion ku ishin të ftuar për të gatuar për natën e ndërrimit të viteve bashkë me Alban Dudushin, Bieta Sulon, Eno Popin dhe Olti Currin, ishte dhe Adriani, të cilin me qëllim Upliana nuk e prezantoi deri në momentin që ai e puthi për disa sekonda në buzë në mbyllje në programit.

“Që ta sqarojmë”, – tha ajo për publikun, – “jo çdokush mund të më ndalojë dhe të më puthë në rrugë, pasi ky është bashkëshorti im prej 14 vitesh”.

Ulpiana Lama u shfaq si moderatore e “Pasdite në Top Channel” sezonin e kaluar, pasi publiku ishte mësuar ta shihte të dielave të sezonit si opinioniste në panelin e “E diell” në “Top Channel”, rubrikë që moderohej nga Alban Dudushi.

Shumë pak e dinë që ajo është e martuar Ardian Lamën, të cilin mund ta shihni në këto foto të tyre si çift. Me puthjen e tyre në ekran ata treguan se janë një çift pa tabu dhe që mund të bëjnë gjithçka pa e vrarë mendjen nga komentet e miqve të tyre, apo publikut në rrjetet sociale.