Ukë Rugova mbrohet në liri, shoferi i tij në arrest

Ukë Rugova mbrohet në liri, shoferi i tij në arrest

Ukë Rugova mbrohet në liri, shoferi i tij në arrestNë kërkesën e prokurorit Allen Censic për vazhdimin e masave të sigurisë në të cilën Ukë Rugova cilësohet si udhëheqës i grupit kriminal nuk përmendet asnjë veprim i Qefser Bahollit.

Mirëpo gjykata është kujdesur që Baholli, shofer i ish-deputetit Ukë Rugova, të mbahet nën masën e arrestit shtëpiak, ndërsa punëdhënësi të mbrohet në liri, transmeton koha.net

Gjyqtarja e procedurës paraprake Anna Adamska-Gallant, i ka shqiptuar masat më 4 shtator kundër gjithë të dyshuarve për skandalin e shitjes së vizave italiane Schengen. Ndërkohë që asnjëri prej të dyshuarve nuk është më në paraburgim.