Ukë Rugova dyshohet se futi telefon në burg

Ukë Rugova dyshohet se futi telefon në burg

Ukë Rugova dyshohet se futi telefon në burgUkë Rugova ka provuar të vazhdojë kotrabandimin edhe në qelinë e paraburgimit.Ukë Rugova nuk heq dorë nga kontrabanda. Ka provuar që edhe në burgun e Lipjanit të kryejë vepër të tillë. Por është zënë nga gardianët në tentativë për të futur një telefon në qelinë e paraburgimit – shkruan Koha Ditore.

Pesë ditë pas arrestimit nga policia e EULEX-it, nën dyshimin se drejton një grup kriminal që merrej me kontrabandë me emigrantë, deputeti i Kuvendit të Kosovës dyshohet se ka provuar të fusë një telefon të mençur në paraburgim.

Telefoni në burgje është ndaluar, me rregullat e brendshme. Kualifikohet si vepër penale e kontrabandës me mallra.

Gjetja e telefonit në dhomën e Ukë Rugovës është përdorur si argument shtesë në Gjykatën e Apelit që të dyshuaritër kontrabandë me emigrantë, krim të organizuar, falsifikim e vepra të tjera, të mos ia heqë masën e paraburgimit. Masë e vetme e domosdoshme për të është konsideruar paraburgimi.

“Nga informacioni dhënë në prokurori nga policia, autoritetet e Shërbimit Korrektues në qendrën e paraburgimit në Lipjan, më 10 shkurt 2014, zbuluan një telefon celular, i cili ishte paracaktuar të kontrrabandohej në qelinë e burgut të Ukë Rugovës”, ka thënë prokurori special Allen Cansick.