|

Ujqit-qen që ruajnë burgun më të madh në SHBA

Burgu më i madh në SHBA, qendra dënuese-përmirësuese në Luziana, për shkak të masave të kursimit ka filluar që në vend të njerëzve, si rojtar të përdor ujqit të përzier me qen.

Anëtari i asociacionit të qendrave dënuese-përmirësuese në SHBA, Xhorxh Kemp ka thënë për “Wall Street Journal” se burgu në Luziana duhet me çdo kusht t’i ulë shpenzimet.

Sipas të përditshmet franceze “Le Figaro”, në burgun më të madh në SHBA, i cili shtrihet në 73 kilometra katrorë, gjysma e 5000 të burgosurve janë vrasës, ndërsa 75 për qind prej tyre janë të dënuar me burgim të përjetshëm – raporton OraInfo.

Për shkak të reduktimit të buxhetit për 20 milionë në periudhën pesë vjeçare, drejtoria e burgut është detyruar që t’i largoj 105 nga 1200 rojtarë dhe 35 nga 42 agjentë për mbikëqyrje.

Drejtoria nga viti 2011 përdor 80 qen-ujq për ruajtjen e burgut. Derisa mbajtja e 80 qenve kushton 48 mijë dollarë në vit, një pagë mujore e rojtarit të burgut mesatarisht sillet rreth 27 mijë dollarë.

Këto kafshë janë përzierje e Malamutit të Alaskës dhe ujkut të përhimët i rëndë rreth 55 kilogramë, ndërsa i ruajnë telat e burgut në katër metra lartësi përmes së cilës përçohet rryma dhe të cilët rrethojnë shtatë ndërtesa të kompleksit të burgut.

Etiketa:

Komentoni