Uji dhe efektet e padiskutueshme

Uji dhe efektet e padiskutueshme

Duhet të studioni ose të punoni deri vonë dhe kërkoni të jeni në formë? Doni të humbni në peshë? Zgjidhja është pirja e një gote uji.

Kështu thotë një studim i publikuar në “Hypertension”, duke shpjeguar se uji ka shumë veti të mira, përvecse të heqë etjen.

David Robertson, farmaceolog dhe neurolog në Vanderbilt University i Nashville, në Tennessee, zbuloi 10 vjet më parë se uji ka një efekt që mban presionin e gjakut në normë.

Motivi se përse uji rrit presionin, sipas disa shkencëtarëve të tjerë amerikanë është për faktin se lëngu i jetës që përfundon në stomak redukton përqendrimin e kripërave që janë prezente, aktivizion sistemin simpatik dhe rrit presionin e gjakut për të raportuar përqendrimin e kripërave në normë, përmes aktivizimit të një proteine të quajtur Trpv4.